Monday, May 18, 2026
HomeLajmeKosovëÇeku takoi fituesit e medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës

Çeku takoi fituesit e medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku priti në takim nxënësit e ekipit përfaqësues të Kosovës, fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës të mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë.

Nxënësit morën pjesë në këtë garë të gjerë ndërkombëtare, në mesin e mbi 20 mijë nxënës nga 173 shtete të botës. Nga tetë nxënës pjesëmarrës të Kosovës, secili prej tyre arriti të fitojë të paktën dy medalje.

“Gjatë takimit, ministri i përgëzoi nxënësit për angazhimin, përfaqësimin, përkushtimin dhe suksesin e arritur, duke vlerësuar se këto rezultate janë dëshmi e potencialit dhe talentit që kanë të rinjtë e Kosovës në fushën e shkencës dhe matematikës”, thuhet në njoftim.

Nxënësit falënderuan ministrin Çeku për mikpritjen, urimet dhe për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ndanë përvojat nga pjesëmarrja në këtë olimpiadë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMASHTI.rks%2Fposts%2Fpfbid02BY2yGXFxcmrmzzRHUbVJUzZj2AooG3uFEsL92QakgnW8LqqXVjxAJd8y6YDDCBusl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram