Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku priti në takim nxënësit e ekipit përfaqësues të Kosovës, fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës të mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë.
Nxënësit morën pjesë në këtë garë të gjerë ndërkombëtare, në mesin e mbi 20 mijë nxënës nga 173 shtete të botës. Nga tetë nxënës pjesëmarrës të Kosovës, secili prej tyre arriti të fitojë të paktën dy medalje.
“Gjatë takimit, ministri i përgëzoi nxënësit për angazhimin, përfaqësimin, përkushtimin dhe suksesin e arritur, duke vlerësuar se këto rezultate janë dëshmi e potencialit dhe talentit që kanë të rinjtë e Kosovës në fushën e shkencës dhe matematikës”, thuhet në njoftim.
Nxënësit falënderuan ministrin Çeku për mikpritjen, urimet dhe për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ndanë përvojat nga pjesëmarrja në këtë olimpiadë.

