Tuesday, May 19, 2026
HomeGjeopolitikAnalizëMaska akademike e një agjende të rrezikshme: Si u kthye një shoqatë...

Maska akademike e një agjende të rrezikshme: Si u kthye një shoqatë ligjore në platformë pro-ruse

Analize Kosovatimes

Shoqata Serbe për të Drejtën Penale Ndërkombëtare e përshkruan veten si një organizatë profesionale dhe shkencore jo-fitimprurëse me qendër në Serbi, e cila bashkon ekspertë të fushës së drejtësisë, profesorë universitarë, kërkues shkencorë, gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë të interesuar për të drejtën penale ndërkombëtare. Ajo sipas përshkrimit funksionon si një forum akademik dhe profesional për të gjithë ata që merren me anën ligjësore të krimeve të rënda që tejkalojnë kufijtë shtetërorë. Megjithatë ka një prapavijë mjaft të rrezikshme. Më 4 maj të këtij viti Këshilli drejtues për të drejtën ndërkombëtare penale ka zgjedhur akademikun rus Sergey Baburin një politikan nacionalist rus dhe studiues i së drejtës kushtetuese nënkryetar nderi të saj. Përzgjedhja e tij u bë pavarësisht që është kryetar i Këshillit Ndërkombëtar Sllav.

Baburin, një politikan i njohur rus dhe kryetar i Unionit Kombëtar të Rusisë, është një mbështetës i vendosur i qëndrimit serb për Kosovën. Ai ka deklaruar vazhdimisht se Serbia nuk duhet të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Baburin ka sugjeruar se Serbia duhet të ndjekë të njëjtën qasje ndaj Kosovës që Kina ka ndaj Tajvanit, duke e konsideruar atë një territor të pandarë dhe pjesë të sovranitetit shtetëror. Ai mbështet fuqishëm ruajtjen e lidhjeve të ngushta mes Moskës dhe Beogradit, duke e kundërshtuar çdo përpjekje të Serbisë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian apo NATO-s, pikërisht për shkak të çështjes së Kosovës. Kjo Shoqate gjithashtu ka zgjedhur nënkryetar nderi edhe profesorin italian të sociologjisë Pino Arlachi.

Në mesin e këtij muaji kjo shoqatë organizoi një konferencë ndërkombëare në Hotelin Omorika në Tara, e cila sipas njoftimit tuboi ekspertë të kësaj fushe nga entiteti serb në BH, Azerbajxhani, Shqipëria, Bjellorusia, Gjeorgjia, Greqia, Gjermania, Italia, Kazakistani, Rusia, Maqedonia e Veriut, Sllovakia dhe Turqia. Edhe pse profesori Arlachi është nga fusha e  sociologjisë në prezantimin e tij e paraqesin si avokat.  Pak e çuditshme, nëse është e vërtet, edhe vetë pjesëmarrja e ekspertëve nga Shqipëria në një organizim të tillë të një organizate ekspertë e të cilëve jo vetëm se nuk e pranojnë realitetin në Kosovë, por edhe shtrembërojnë faktet.

Ky organizim realisht u kthye në një agjend tjetër që nga emërimi i Baburinit dhe paraqitja e një referati të tij “Faktorët Shpirtërorë dhe Moralë të Bifurkacionit të së Drejtës Penale Ndërkombëtare” dhe eseja e tij “Të Jetosh Duke u Mbështetur në Vlerat Shpirtërore dhe Fetare”, e cila ishte botuar si hyrje në punimet e konferencës.

Menjëherë pas përmbylljes së konferencës  Presidenti i Këshillit Ndërkombëtar Sllav,  Baburin,bisedoi me kryepriftin serb Jovan Plamenac , dhe anëtarët e presidencës se entietit serb  , Ranko Gojkoviqć dhe Vladimir Krshljanin, rreth mundësisë së mbajtjes së Kongresit të XII Gjithë-Sllav në Beograd në vjeshë. Ky paralajmërim dëshmon qartë për një përpjekje të koordinuar politike, kulturore dhe akademike për të forcuar ndikimin rus dhe agjendën pan-sllave në Ballkan, duke përdorur Serbinë si një urë lidhëse dhe platformë kryesore në Evropë, sidomos në një kohë kur Rusia ndodhet në izolim ndërkombëtar nga Perëndimi. Ky njoftim në mes rreshtash nënkuptojnë isa dinamika kryesore gjeopolitike dhe strategjike: Pika më kryesore e njoftimit është gatishmëria e Beogradit për të marrë përsipër Kongresin XII Pan-Sllav nëse Sllovakia (si anëtare e BE-së) zbaton sanksionet e vizave ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Serbia vazhdon të mbajë një regjim pa viza me Rusinë, duke u ofruar organizatave dhe zyrtarëve rusë një hapësirë ku mund të veprojnë dhe të shpërndajnë narrativat e tyre pa pengesa ligjore apo diplomatike nga BE-ja. Mbajtja e një kongresi të tillë në Beograd do të shërbente si një demonstrim publik i “unitetit sllav” nën lidershipin ideologjik rus, pikërisht në zemër të Ballkanit. Prania e figurave si Kryeprifti Jovan Plamenac dhe organizatave si “Vëllazëria Serbo-Ruse” nuk është e rastësishme. Ajo nënvizon përdorimin e Kishës Ortodokse dhe koncepteve tradicionale si mjete të fuqishme të “fuqisë së butë” (soft poëer) ruse. Ky bashkim mes strukturave fetare dhe lëvizjeve politike synon të legjitimojë agjendën gjeopolitike përmes idesë së mbrojtjes së “vlerave të përbashkëta shpirtërore”.Pjesa e dytë e njoftimit tregon se si kjo agjendë shtrihet edhe në sferën akademike dhe ligjore, përmes Shoqatës Serbe për të Drejtën Penale Ndërkombëtare. Titujt e punimeve të Baburin, si “Bifurkacioni (ndarja) i së Drejtës Penale Ndërkombëtare”, sugjerojnë një tentativë për të sfiduar parimet aktuale të së drejtës ndërkombëtare (të cilat shpesh dënojnë agresionet apo krimet e luftës ku përfshihet Rusia) dhe për t’i zëvendësuar ato me interpretime që bazohen mbi “faktorë shpirtërorë dhe fetarë”.

Vetë zgjedhja e Sergey Baburin dhe Pino Arlacchi-t (ish-zyrtar i lartë i OKB-së) si nënkryetarë nderi të shoqatës është një lëvizje taktike. Përfshirja e një figure italiane me karrierë në OKB përdoret për t’i dhënë organizatës një fasadë “pluralizmi” dhe kredibiliteti ndërkombëtar, duke zbutur imazhin e saj si një platformë thjesht pro-ruse.Ky paralajmërim nuk është thjesht një njoftim për një aktivitet kulturor apo shkencor; është një pasqyrim i strategjisë së “Botës Ruse” (Russkiy Mir), e cila synon të mbajë gjallë dhe të zgjerojë sferën e saj të ndikimit në Ballkan. Përmes strukturave akademike, fetare dhe politike në Serbi, synohet të krijohet një front i përbashkët kundër ndikimit perëndimor dhe vlerave liberale Euro-Atlantike./Kosovatimes

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram