By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Migrimi i parregullt një nga sfidat kryesore në të ardhmen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Migrimi i parregullt një nga sfidat kryesore në të ardhmen
Ballina 1Lajme

Sveçla: Migrimi i parregullt një nga sfidat kryesore në të ardhmen

Kosova Times
Last updated: 2022/11/17 at 7:03 PM
Kosova Times Published November 17, 2022
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për adresimin e sfidave nga flukset e migracionit si rrjedhojë e dinamikave të reja të sigurisë dhe më gjerë, e me theks të veçantë rëndësinë e hartimit të politikave të qëndrueshme të migracionit, të ndërtuara mbi një konsensus politik me qëllim të reagimit dhe parandalimit të formave të reja të migrimit.

Këto komente Sveçla i bëri në Konferencën Ministrore “Menaxhimi i qëndrueshëm i migrimit në Ballkanin Perëndimor” në Shkup, ku po merr pjesë atje.

Përmes një njoftimi për media nga kjo ministri thuhet se Ministri Sveçla gjithashtu theksoi se Kosova e konsideron migrimin e parregullt si një nga sfidat kryesore në të ardhmen dhe si rrjedhojë është një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila ka si synim menaxhimin e migracionit të rregullt, garantimin e migrimit të sigurt dhe mirë të organizuar si dhe fuqizimin e masave për të luftuar dhe parandaluar migrimin e parregullt.

Po ashtu thuhet se gjatë fjalimit të tij, ministri Sveçla prezantoi rezultatet e arritura në luftimin e kontrabandës me migrantë, ku vetëm këtë vit Policia e Kosovës ka iniciuar 32 raste të kontrabandës me migrantë, ka arrestuar 60 persona dhe ka identifikuar 332 viktima të kontrabandimit të emigrantëve.

“Gjatë të njëjtës periudhë Policia e Kosovës ka shkatërruar 4 grupe kriminale dhe ka arrestuar 28 persona për kontrabandim me migrantë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ministri Sveçla theksoi nevojën për tu përgjigjur situatave të reja të krijuara si rezultat i luftës së paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka ndikuar edhe në rritjen e flukseve të migrimit, kryesisht gra dhe fëmijë e ku deri më tani rreth 5 milionë refugjatë janë regjistruar në BE dhe më gjerë, dhe shprehur edhe njëherë gatishmërinë e Qeverisë që të strehojmë deri 5000 refugjatë si dhe kontributin që si Kosovë kemi dhënë në mbrojtje të gazetarëve ukrainas, ku tashmë 11 prej tyre jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

Në fund të fjalimit të tij ministri Sveçla theksoi edhe një herë angazhimin e Qeverisë për të punuar së bashku për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe më gjerë, në mënyrë që t’i përgjigjemi të gjitha sfidave, si dhe të garantojmë sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim

Kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

ZRRE e Misioni i FMN-së flasin për liberalizimi e tregut të energjisë

Kosova Times November 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 3 personave për `Fajde` e `Detyrim`

Kosova Times Kosova Times October 16, 2025
Nëna e një ushtari të rënë rus: Çfarë i detyrohej djali im atdheut që duhej të vdiste?
Ja cilat janë pagat në Gjermani për çdo profesion
Arrestohet trafikuesi i narkotikëve dhe konfiskohen mbi 33kg marihuanë
Rizvanolli për ligjin për energji elektrike: U miratua në kohën e Mustafës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?