Wednesday, May 20, 2026
HomeTurizëmDemiri përuron projektin e infrastrukturës turistike në Varosh të Ferizajt

Demiri përuron projektin e infrastrukturës turistike në Varosh të Ferizajt

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, së bashku me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë përuruar projektin “Krijimi i infrastrukturës turistike” në fshatin Varosh të Ferizajt.

Projekti është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe bashkëfinancim nga Komuna e Ferizajt, me vlerë prej 359 mijë e 756 euro.

Me këtë rast, ministri Demiri tha se investimet në infrastrukturën turistike ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal, promovimin e potencialit turistik dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik.

Ndërkaq, kryetari Aliu falënderoi Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve të Ferizajt.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e projekteve të tilla për avancimin e infrastrukturës lokale, promovimin e turizmit dhe zhvillimin rajonal të balancuar.

Në këtë vizitë, ministri Demiri u shoqërua edhe nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të MZHR-së, Ylber Çitaku, shefi i kabinetit Izet Velia dhe Arta Maloku, udhëheqëse e DKP-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram