Wednesday, May 20, 2026
HomeSportTrepça një fitore larg titullit, Bashkimi kërkon mrekullinë në Prizren

Trepça një fitore larg titullit, Bashkimi kërkon mrekullinë në Prizren

Prizreni do të jetë sonte qendra e basketbollit kosovar, pasi Bashkimi dhe Trepça përballen në finalen e katërt të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, në një duel që mund të vendosë kampionin e ri të Kosovës.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi”, ku pritet atmosferë elektrizuese dhe spektakël i radhës, pas një serie finale që ka sjellë rivalitet të madh dhe emocione të forta.

Skuadra mitrovicase udhëheq 3:0 në seri dhe ndodhet vetëm një fitore larg titullit të tretë radhazi kampion. Në anën tjetër, Bashkimi kërkon të shfrytëzojë përkrahjen e publikut vendas për të shmangur mbylljen e serisë dhe për ta ngushtuar rezultatin në 3:1.

Trepça ka dominuar plotësisht këtë edicion. “Xehetarët” hynë në plejof pas një serie prej 20 fitoresh rresht në Superligë dhe në gjysmëfinale eliminuan Pejën me rezultat 3:1. Në finale, skuadra e drejtuar nga Adis Beqiragiq fitoi dy ndeshjet në “Minatori” dhe më pas triumfoi edhe në Prizren.

Mitrovicasit tashmë kanë krijuar një seri prej shtatë fitoresh ndaj Bashkimit këtë sezon, ku përfshihet edhe finalja e Kupës së Kosovës. Humbja e vetme ndaj prizrenasve erdhi në përballjen e parë kampionale të edicionit.

Pas riorganizimit të klubit dhe afrimit të trajnerit Beqiragiq, së bashku me lojtarë cilësorë vendorë e të huaj, Trepça ka ndërtuar një dominim të plotë në basketbollin kosovar. Përveç dy titujve kampion, klubi ka fituar pesë Kupa të Kosovës rresht, dy Superkupa dhe Ligën Unike.

Nëse fiton sonte, Trepça do ta mbyllë sezonin me një tjetër trofe të madh dhe do të konfirmojë epokën e saj dominuese në basketbollin kosovar. Ndërkohë, Bashkimi synon ta zgjasë serinë dhe të mbajë gjallë shpresat për rikthim historik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram