Thursday, May 21, 2026
HomeLajmeKosovëPDK prezanton sloganin e fushatës: `Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!`

PDK prezanton sloganin e fushatës: `Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!`

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar sot sloganin zyrtar të fushatës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit: “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 16 profile të profesioneve dhe moshave të ndryshme duke thënë fjalën “STOP”, Hamza ka thënë se slogani nuk është vetëm mesazh politik, por mision për t’i dhënë fund krizave që, sipas tij, po rëndojnë jetën e qytetarëve.

“STOP krizave politike. STOP çmimeve të larta. STOP pasigurisë, përçarjes dhe mungesës së shpresës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Hamza.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për ndryshim, stabilitet dhe një qeveri që merret me jetën e përditshme të qytetarëve dhe mirëqenien e familjeve kosovare.

Sipas Hamzës, mesazhi për ndryshim po vjen çdo ditë nga qytetarët anekënd Kosovës, veçanërisht nga familjet, të rinjtë, punëtorët dhe pensionistët që po përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale.

“Kur kjo kërkesë vjen nga qytetarët, atëherë ndryshimi nuk është vetëm nevojë – është domosdoshmëri”, ka theksuar ai.

Në fund të videos, Hamza ka përcjellë mesazhin: “T’i japim fund krizave. Ta ndryshojmë bashkë Kosovën!”. 

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F955694253964114%2F&show_text=false&width=267&t=0

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram