Thursday, May 21, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu pret ambasadorin e Bullgarisë, flasin për dialog politik e fqinjësi

Haxhiu pret ambasadorin e Bullgarisë, flasin për dialog politik e fqinjësi

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në rajon, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, ambasadori Kraevski i ka përcjellë Haxhiut ftesën e zëvendëspresidentes së Bullgarisë, Iliana Iotova, për pjesëmarrje në Samitin e 30-vjetorit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

“Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dialogut politik dhe fqinjësisë së mirë si parakushte për stabilitet, siguri dhe përparim të qëndrueshëm në Evropën Juglindore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Haxhiu ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, si dhe mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Kosovës. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRKSPresidenca%2Fposts%2Fpfbid0uY3wmit3aH54vciCWhQpMTmV2oUyFxdHyN2istCbNr8XjFRJzkSxD1uooqE8Jg8l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram