ATSH
Një tërmet me magnitudë 3,9 të shkallës Rihter është regjistruar sot rreth 32 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 6 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.
Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, lëkundja sizmike është regjistruar në orën 15:40 me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në një thellësi prej 15 kilometrash.
Deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar nga lëkundjet sizmike.

