Lëvizja STUDENTORE ftoi qytetarët e Serbisë në një tubim të madh proteste sot në sheshin Slavija të Beogradit, si pjesë e fushatës “Studentët fitojnë”, e cila kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe demokratizimin e vendit.
Tubimi filloi në orën 13:00 në katër lokacione në Beograd, dhe protesta në Slavija është planifikuar për në orën 18:00 deri në 20:00. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në protestë.
Në të njëjtën kohë, mbështetësit e Partisë Progresive Serbe në pushtet dhe kreut të shtetit Aleksandar Vuçiç po përgatiten gjithashtu për tubimin “Serbia fiton” në të ashtuquajturin “Çaciland”, në Parkun Pionirski, pranë të cilit ndodhet zyra e Presidentit të Republikës.

