By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një labirint sa madhësia e Austrisë: Një qytet që tërheq gjithnjë e më shumë turistë çdo vit – humbuni
August 24, 2025
Ky është klubi i natës më i madh në Evropë! Mund të mbajë 15,000 persona
August 24, 2025
3 ushtarë rusë fajtorë për krimet e luftës në Bucha të vrarë në Luhansk
August 24, 2025
Diktatori dhe vajza e tij: Çfarë është gati t’i japë Kim Jong-un Putinit dhe familjes së tij
August 24, 2025
BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e këshilltarëve shqiptarë
August 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tajan shpreh mbështetjen për Kosovën në euro integrim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tajan shpreh mbështetjen për Kosovën në euro integrim
Lajme

Tajan shpreh mbështetjen për Kosovën në euro integrim

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 11:38 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në ndërtesën e Qeverisë për një takim bilateral, zëvendëskryeministrin e Republikës së Italisë, njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto.

Në mirëseardhjen e tij, Kryeministri Kurti tha se Kosova dhe Italia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës, sigurisë dhe mbrojtjes dhe se është i gatshëm të punojnë së bashku për fuqizimin e tyre në shërbim të interesave të përbashkëta.

Ai shprehu falënderimin e tij dhe të Republikës së Kosovës për kontributin e hershëm dhe të vazhdueshëm të Italisë në forma të ndryshme përgjatë gjithë fazave të historisë së re të Republikës së Kosovës. I njoftoi me zhvillimet e fundit në vend, performancën ekonomike të vendit, me theks te rritja ekonomike e shënuar në vitin 2021 dhe 2022 dhe trendin pozitiv të eksporteve dhe investimeve të huaja, dhe për reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu, kryeministri Kurti, nënvizoi planet e Kosovës për aplikimin në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti dhe synimet për të qenë pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe ritheksoi aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në kuadër orientimin vleror dhe diplomatik të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, duke falënderuar për mirëpritjen, tha se vizita e delegacionit të Qeverisë italiane sot është shprehje e angazhimit më të fuqishëm të Italisë në Ballkanin Perëndimor. Ai shprehu përkushtimin e Italisë për të kontribuar në zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, teksa ministri i Mbrojtjes, Crosetto dha mbështetjen dhe ofroi ndihmën e Italisë për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Gjatë takimi u diskutua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zhvillimet e fundit në procesin e dialogut dhe për takimin e djeshëm në Bruksel. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri Kurti e njoftoi zëvendëskryeministrin Tajani për agjendën e takimit sipas ftesës së Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimin Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, qëndrimet e mbajtura dhe propozimet e dhënë në gjashtë takimet e datës 21 nëntor, dhe për vendimin e sotshëm për të shtyrë për 48 orë, sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbatimin e fazës së dytë të vendimin për targat ilegale.

Kryeministri Kurti mirëpriti interesimin dhe angazhimin e shtuar të Italisë për rajonin tonë, duke e shprehur edhe gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur pozitivisht një ftese në kuadër të planeve të Romës zyrtare për të ftuar në një organizim të përbashkët liderët e Ballkanit Perëndimor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e këshilltarëve shqiptarë

Osmani: Zgjedhjet janë referendum për dinjitetin e shqiptarëve

Kurti për Zhejin: Një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar

27 aksidente me të lënduar dhe 1999 tiketa në 24 orët e tundit

Babai në Drenas raporton se i është dhunuar vajza

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Spahiu: Kryeministër koncentrohu!

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
Osmani pret ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë në vend
CNN vizitoi një qytet të pushtuar rus. Rusët në frikë, në strehimore: “Kjo nuk është jeta”
Bajram Begaj uron Ditën e Verës
Statuja e Melania Trump u vodh në Slloveni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?