Monday, May 25, 2026
HomeTurizëm"Buxheti i pushimeve 2026: Sa euro i duhen një familjeje 4-anëtarëshe për...

“Buxheti i pushimeve 2026: Sa euro i duhen një familjeje 4-anëtarëshe për 10 ditë në det?”

Një udhëzues i plotë financiar për familjet që planifikojnë plazhin në Shqipëri dhe rajon.

Vendet e rajonit janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për sezonin turistik të vitit 2026, duke u fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës, sigurisë dhe digjitalizimit të kufijve. Ky vit shënon një kthesë të rëndësishme për shkak të rregullave të reja kufitare dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal. Nder përgatitjet kryesore kur është fjala për Shqipërinë do të jenë patrullime të Përbashkëta: Shqipëria dhe Kosova do të vijojnë traditën e patrullimeve të përbashkëta rrugore (nga 1 korriku deri më 31 gusht) për të menaxhuar fluksin e madh të turistëve dhe për të rritur sigurinë në akset kryesore drejt bregdetit.

Turizmi “Budget”: Shqipëria vazhdon të promovohet si “Riviera me çmime ekonomike”, ndërsa Mali i Zi po fokusohet te turizmi i luksit dhe jahtet në Gjirin e Kotorrit.

i pjesë e integrimit evropian, në kufijtë e vendeve të Shengenit (si Kroacia dhe Greqia) me vendet jashtë saj (Shqipëria, Mali i Zi, etj.), është bërë plotësisht operativ Sistemi i Hyrje-Daljes (EES). Kjo kërkon marrjen e të dhënave biometrike, çka po shoqërohet me investime në teknologji për të shmangur vonesat e gjata në pikat kufitare.

Shqipëria mbetet top destinacioni për kosovarë

Këtë vit, pushimet në Shqipëri  mbesin opsioni me i mire për dhjetë ditë akomodimi në një apartament për një familje me katër anëtarë kushton nga  260 deri 350 euro nga 15 maji deri ne fillim te qershori. Ndërsa nga qershori 600 deri në 1.000 euro. Por mund te gjendet edhe me lire varësisht ne cilin rend te bregdetit do te vendoseni për zonën e Durrësit. Çmimet përafërsisht njëjta janë edhe për ne Shëngjin, derisa për ne jug te Shqipërisë janë me te larta nga Vlora e poshtë. Çmimet e pushimeve në Shqipëri , e cila është një nga vendet e preferuara të shumë njerëzve, ndryshojnë në varësi të datës, destinacionit dhe llojit të akomodimit, por është e qartë se korriku dhe gushti do të jenë periudha më e shtrenjtë. Çmimi ndikohet kryesisht nga destinacioni. Opsionet më të përballueshme janë ende nga Vlora për ne pjesën lart veriore.  Në të kundërt, vendpushimet e njohura si Dhërmi, Jale e deri ne Sarande,  shënojnë çmime dukshëm më të larta, kështu që akomodimi në këto ishuj arrin shuma disa herë më të larta. Familjet që planifikojnë një udhëtim me makinën e tyre duhet të llogarisin rreth 150 euro ne një distance prej 300 km nga Prishtina, për karburant dhe autostrade, por kjo nuk është fikse. Për shkak të rritjes së mundshme të çmimeve të karburantit, kostoja përfundimtare mund të jetë më e lartë, gjë që e rëndon më tej buxhetin.Kur bëhet fjalë për shpenzimet ditore, rekomandohet që një familje me katër anëtarë të shpenzojë midis 700 dhe 1,000 euro për ushqim, pije, shezlongje dhe shpenzime të vogla për dhjetë ditë. Në praktikë, kjo do të thotë rreth 50-70 euro në ditë, nëse një pjesë e vaktit përgatitet në apartament, me një vizitë të rastësishme në një restorant. Ushqime të caktuara në supermarkete dhe madje edhe në disa restorante mund të kenë çmime të ngjashme me Prishtinën ose më të ulëta, gjë që lejon kursime të caktuara për ata që e planifikojnë buxhetin e tyre me kujdes. Ne raport me rajonin Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion më i liri, me një përzgjedhje të mirë datash në para sezon, rezervime të hershme dhe shpenzim racional të parave të xhepit, pushimet familjare mund të kushtojnë pak më shumë se një mijë euro, dhe ata që zgjedhin variante më luksoze në kulmin e sezonit do të duhet të shpenzojnë deri në 3,000 euro.

Ndryshimet ekonomike dhe trendet

Përveç turizmit bregdetar, vendet po përgatiten për  turizmin Kulturor dhe Festiv: Promovimi i festivaleve si ai i verës në Kosovë (Lugina e Rahovecit) apo karnavalet në Kroaci e Bullgari.

Poashtu turizmi i natyrës ku shtigjet e ecjes në Alpet Shqiptare (Theth-Valbonë) dhe parqet kombëtare në Mal të Zi (Durmitor) janë përgatitur me sinjalistikë të re për të pritur fluksin e pranverës dhe vjeshtës.

Ndryshim i madh për 2026 është miratimi zyrtar i euros nga Bullgaria, gjë që pritet të lehtësojë pagesat për turistët evropianë, por mund të sjellë edhe një rregullim të çmimeve.

Përgatitjet e Greqisë për sezonin turistik të vitit 2026 janë të fokusuara te qëndrueshmëria mjedisore dhe menaxhimin e mbingarkesës (overtourism), duke sjellë disa rregulla të reja që prekin drejtpërdrejt buxhetin dhe planet e udhëtarëve.

Greqia ka zëvendësuar taksën e vjetër të akomodimit me një tarifë të re mjedisore. Kjo taksë paguhet direkt në hotel/apartament (shpesh në cash) dhe varet nga kategoria e akomodimit dhe sezoni. Sezoni i lartë (Prill–Tetor): Tarifat variojnë nga 1.50 € (për apartamente/hotele me 1-2 yje) deri në 10-15 € për natë për hotelet me 5 yje.

Sezoni i ulët (Nëntor–Mars): Çmimet janë shumë më të ulëta (nga 0.50 € deri në 4 €).

Për të mbrojtur ishujt ikonikë nga dyndjet masive, Greqia ka vendosur rregulla të forta për vitin 2026. Ta zëmë në Santorini është vendosur një limit fiks prej 8,000 pasagjerësh në ditë që lejohen të zbarkojnë nga anijet kroçerë. Turistët që zbresin nga kroçerat në Santorini dhe Mykonos gjatë sezonit të pikut do të paguajnë një tarifë prej 20 € për person (në porte të tjera tarifa është më e ulët, rreth 5–12 €).

Greqia po investon që t’i kthejë ishujt si Santorini dhe Kreta në destinacione 12-mujore duke përmirësuar rrjetin e trageteve

edhe gjatë dimrit.Promovimin e turizmit malor dhe atij të aventurës në zonat e Greqisë Veriore dhe Peloponezit. Shumica e siteve arkeologjike, përfshirë Akropolin, tani kërkojnë rezervime paraprake online me fasha të caktuara orare për të shmangur radhët e gjata.

Sa do të shpenzoj nja familje 4 anëtarëshe?

Për një familje me 4 anëtarë, një pushim 10-ditor në vitin 2026 kërkon një buxhet të mirëmenduar, pasi çmimet e apartamenteve dhe shpenzimet e jetesës kanë pësuar rritje. Duke marrë parasysh akomodimin në apartamente (që ju lejon të gatuani ndonjë vakt vetë dhe të kurseni), ja llogaritjet e përafërta për destinacionet kryesore Kroacia  ta zëmë  Makarska ose rrethina e Splitit, mbetet  opsioni më i shtrenjtë. Një apartament komod për 4 persona në sezon (korrik-gusht) vështirë se gjendet nën 120€-150€ nata.Akomodimi për dhjetë netë kap shumën ga  1,300€ – 1,800€, ushqimi dhe shpenzimet 800€ – 1,200€ (nëse gatuani pjesërisht). Totali i përafërt: 2,200€ – 3,000€

Shqipëria (Jugu – Saranda, Ksamili, Himara)

Shqipëria mbetet më e lirë se Kroacia, por “boomi” turistik i 2026-ës ka rritur çmimet. Një apartament mesatar sillet te 70€-110€ nata. Akomodimi për 10 netë kushton nga  800€ – 1,200€, ushqimi dhe shpenzimet nga 600 deri në 900 euro me një total i përafërt: 1,500€ – 2,200€

 Greqia (Halkidiki ose Ishujt e Jonit – Lefkada, Korfuz)

Greqia ofron shumë opsione apartamentesh (Studios/Apartments). Çmimet janë mesatare, por taksat e reja klimaterike (1.5€-10€ nata) duhen llogaritur.Akomodimi (Apartament/Studio): Mesatarisht 100€ – 140€ nata (1,000€ – 1,400€ total).Ushqimi: Rreth 70€ – 90€ në ditë (700€ – 900€ total).Shpenzime ekstra (Anije, taksa qëndrimi, parking): Rreth 400€.Buxheti Total: 2,100€ – 2,700€

4. Mali i Zi (Budva, Ulqin, Beçiçi)

Mali i Zi është diku mes Shqipërisë dhe Greqisë për nga kostot Mali i Zi ka pasur një rritje të ndjeshme, ku një shezlong në plazhet e Budvës në 2026 mund të kushtojë deri në 25€.Akomodimi (Apartament): Mesatarisht 90€ – 130€ nata (900€ – 1,300€ total).Ushqimi: Rreth 60€ – 80€ në ditë (600€ – 800€ total).Shpenzime ekstra: Rreth 350€ – 400€.Buxheti Total: 1,850€ – 2,500€.

Ata që mendojnë të kursejnë duhet të bëjnë rezervim të hershëm . Në 2026, kërkesa është aq e lartë sa rezervimet e bëra 3-4 muaj përpara mund të kursejnë deri në 20%. Diferenca e madhe vjen te restorantet. Nëse zgjidhni të hani 1 vakt jashtë dhe 2 në apartament, mund të kurseni rreth 400€-500€ gjatë 10 ditëve. /Kosovatimes

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram