Monday, May 25, 2026
HomeLajmeKosovëKurban Bajrami festohet më 27 maj

Kurban Bajrami festohet më 27 maj

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban Bajrami do të shënohet të mërkurën.

Sipas njoftimit, manifestimi qendror për territorin e Kosovës do të mbahet në Xhamia e Madhe, ku programi festiv nis në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut.

Pas namazit të sabahut, ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajrami do ta mbajë Arbnor ef. Sinani, kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Namazi i Kurban Bajrami do të falet në orën 05:40 dhe do të udhëhiqet nga Mustafë ef. Dallku, ndërsa mesazhin tradicional të Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

BIK po ashtu ka bërë të ditur se, sipas traditës, në ditën e parë të festës do të organizohet pritje urimi në selinë e Kryesisë së BIK-ut nga ora 09:00 deri në 12:00.

Në fund të njoftimit, Bashkësia Islame e Kosovës u ka uruar të gjithë besimtarëve festën e Kurban Bajrami, me lutjen për pranimin e haxhit, kurbanit dhe ibadeteve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram