Monday, May 25, 2026
HomeLajmeBotëRreth 20 të plagosur në Tokio pas hedhjes së një substancë të...

Rreth 20 të plagosur në Tokio pas hedhjes së një substancë të dyshimtë

Rreth 20 persona u plagosën në një qendër tregtare luksoze në qendër të Tokios pasi një burrë hodhi një substancë të paidentifikuar, njoftuan sot autoritetet e policisë dhe zjarrfikësve.

Zëdhënësi i policisë së Tokios, Yusuke Koide, tha se një burrë kishte hedhur një substancë pranë një bankomati në katin përdhes të ndërtesës.

Ndërkohë, një zyrtar lokal i zjarrfikësve bëri të ditur se “rreth 20 persona janë lënduar” pas raportimeve për një “erë të dyshimtë” në këtë zonë shumë të frekuentuar nga turistët.

Pas incidentit, rrugët përreth ndërtesës, e vendosur në zonën tregtare të Ginza dhe që strehon shumë marka luksoze ndërkombëtare, u bllokuan nga autoritetet. Në vendngjarje shkuan  automjete të shumta zjarrfikësish dhe ambulancash.

Megjithatë, kalimtarët, kryesisht turistë, vazhduan të lëviznin në trotuaret përballë qendrës tregtare.

Një gazetar në vendngjarje pa dy persona të transportoheshin me barela drejt një ambulance, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës të veshura me kostume mbrojtëse kundër substancave kimike nxirrnin njerëzit nga ndërtesa për t’i ekzaminuar në automjete të specializuara.

Sipas transmetuesit publik japonez NHK, dëmtimet e të lënduarve duket se janë të lehta.

Policia po heton shkakun e incidentit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi natyrën e substancës së përdorur.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram