Monday, May 25, 2026
HomeLajmeKosovëKurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përkujtimore

Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përkujtimore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për ushtarët amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës dhe në ruajtjen e sigurisë e prosperitetit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e Memorial Day, Kurti tha se falënderimi vjen në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës.

“Me rastin e Ditës Përkujtimore, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përcjell falënderimet e Republikës sonë për të gjithë ushtarët amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin tonë dhe në sigurinë e prosperitetin e vazhdueshëm të vendit”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se kjo ditë shërben edhe për të nderuar të gjithë ata që sakrifikuan jetën për idealet e lirisë dhe demokracisë.

“Në këtë ditë solemne, le t’i kujtojmë gjithashtu të gjithë ata që dhanë jetën për vlerat e përjetshme të lirisë, barazisë dhe demokracisë”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram