Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për ushtarët amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës dhe në ruajtjen e sigurisë e prosperitetit të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e Memorial Day, Kurti tha se falënderimi vjen në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës.
“Me rastin e Ditës Përkujtimore, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përcjell falënderimet e Republikës sonë për të gjithë ushtarët amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin tonë dhe në sigurinë e prosperitetin e vazhdueshëm të vendit”, ka shkruar Kurti.
Ai theksoi se kjo ditë shërben edhe për të nderuar të gjithë ata që sakrifikuan jetën për idealet e lirisë dhe demokracisë.
“Në këtë ditë solemne, le t’i kujtojmë gjithashtu të gjithë ata që dhanë jetën për vlerat e përjetshme të lirisë, barazisë dhe demokracisë”, ka shkruar ai.

