Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq, pas një pune hetimore dhe operative, ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.
Policia njofton se puna e hetuesve policorë është finalizuar sot me arrestimin e të dyshuarve H.M., 38 vjeç dhe A.B., 23 vjeç, të dy shtetas të Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, hetuesit policorë po vazhdojnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me së paku dy raste të raportuara javën e kaluar, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë.

