Tuesday, May 26, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla: Reforma në drejtësi, betejë për shtet që funksionon

Gërvalla: Reforma në drejtësi, betejë për shtet që funksionon

“Reforma në drejtësi është betejë për shtet që funksionon, ligj që zbatohet dhe drejtësi për të gjithë, pa dallim”. Kështu ka deklaruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, gjatë vizitës së saj në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Ajo është pritur nga kryetarja e kësaj gjykate, Fëllanza Knushaj, me të cilën ka diskutuar për funksionimin e gjykatës, sfidat dhe prioritetet institucionale, si dhe trajtimin efikas të lëndëve dhe koordinimin ndërinstitucional në kuadër të reformave në drejtësi.

Gërvalla ka theksuar se reformat në drejtësi janë punë e përditshme dhe vendimmarrje serioze, duke shtuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me ruajtjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Ajo ka deklaruar se forcimi i integritetit institucional dhe ndërtimi i një sistemi më efikas, transparent dhe të besueshëm mbeten prioritet i Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas saj, një Republikë e fortë ndërtohet vetëm kur sundon ligji dhe drejtësia dhe kur institucionet ushtrojnë detyrat me transparencë dhe përgjegjësi. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdonikagervallakosova%2Fposts%2Fpfbid02zuyzKAf2oordp74CsKW6n5GuDaDcfT24GF9UESALZLASXvXnra1tNqsrmmRon4oql&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram