By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tmerr në Maqedoninë e Veriut: Një burrë vrau babanë e tij me sëpatë në Kërçovë, plagosi rëndë nënën e tij
May 11, 2025
Analiza e ekspertëve mbi fatin e Evropës: Nëse nuk bashkohet, BE-ja do të dështojë
May 11, 2025
Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gaza në lutjen e parë
May 11, 2025
Trump planifikon t’i ofrojë “status të veçantë” Grenlandës: Mbrojtje ushtarake në këmbim të autonomisë së SHBA-së
May 11, 2025
Rusët sulmuan Kievin, Zelensky iu përgjigj Putinit
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkupi bllokohet nga transportuesit privatë të autobusëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shkupi bllokohet nga transportuesit privatë të autobusëve
Ballina 2Rajon / Botë

Shkupi bllokohet nga transportuesit privatë të autobusëve

Kosova Times
Last updated: 2022/11/28 at 4:20 PM
Kosova Times Published November 28, 2022
Share
SHARE

Shkupi është bllokuar të hënën nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si shenjë pakënaqësie për mosmarrje të pagave në katër muajt e fundit nga ndërmarrja që vepron në kuadër të Komunës së Shkupit.

Bllokimi i udhëkryqeve kryesore të kryeqytetit maqedonas ka shkaktuar kaos në rrugët e Shkupit pasi shumë qytetarë nuk kanë arritur me kohë nëpër vendet e punës, në spitale dhe shkolla.

“Gjendja është vërtet kaotike. Nuk ka transport dhe rrugën po e bëjmë në këmbë. Kjo që po ndodh nuk i ngjan një kryeqyteti dhe përgjegjësinë duhet të mbajnë drejtuesit e tij”, ka thënë një qytetare nga Shkupi.

“Askush nuk sheh nëse keni për të shkuar në punë apo te mjeku. Unë kam për të shkuar te mjeku, por po pres, sepse autobus nuk kam. Njerëzit po presin nga gjysmë ore deri në një orë”, ka thënë një pensionist.

Autobusët e renditur në rrugë.
Autobusët e renditur në rrugë.

“Shumë e kemi problem ne që jemi në shkollë pasi nuk ka autobusë dhe duhet të presim shumë. Edhe nëse vjen ndonjëri, në të ka shumë njerëz brenda dhe nuk mund të hipim”, ka thënë një nxënëse e shkollës së mesme.

Përplasjet mes transportuesve privatë dhe Komunës së Shkupit kanë nisur tash e një kohë për shkak të akuzave për shpërdorim të fondeve.

Shoferët e autobusëve privatë kanë thënë se grevën do ta vazhdojnë derisa të marrin pagat për muajt e fundit.

Bëhet fjalë për gati 2 milionë euro që Komuna e Shkupit – përmes ndërmarrjes së transportit – duhet t’ua paguajë transportuesve privatë.

“Duan paratë tona. Na kanë shumë borxh pasi nga muaji gusht nuk kanë bërë pagesat”, ka thënë Trajko, shofer autobusi.

Disa qytetarë dhe shoferë autobusësh në Shkup.
Disa qytetarë dhe shoferë autobusësh në Shkup.

“Do të luftojmë deri në fund që të marrim paratë tona, që të mund të kthehemi në punë, të mos e humbim biznesin tonë, të bëjmë punë tonë siç e kemi bërë 32 vjet. Ne nuk duam ta humbin punën”, ka thënë Uzair Ahmeti, tjetër shofer autobusi.

“Kur do të marrim paratë tona, do të punojmë. Pa para nuk kemi çfarë të bëjmë”, ka thënë Marjani, po ashtu shofer autobusi.

Transportuesit privatë që qarkullojnë në rrugët e Shkupit nuk marrin para të gatshme nga pasagjerët, pasi çdo biletë regjistrohet në sistemin elektronik që është i lidhur me institucionet e Komunës së Shkupit.

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka bllokuar pagesën pasi pretendon se transportuesit privatë kanë bërë keqpërdorime në pesë vjetët e fundit.

“Më duhet t’i dëshpëroj drejtuesit e shoqatave të transportuesve privatë pasi, as qyteti i Shkupit, dhe as ndërmarrja e transportit publik, nuk do të jenë pjesë e skemës kriminale që ka funksionuar nga viti 2017. Ata në pesë vjetët e fundit nuk kanë raportuar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin në linjat e qytetit. Bëhet fjalë për miliona para të qytetarëve që dikush i ka futur në xhep”, ka deklaruar Arsovska.

Transportuesit privatë, në anën tjetër, kanë hedhur poshtë këto akuza, duke fajësuar Arsovskën për kaosin në rrugët e Shkupit.

“Kemi ardhur në një situatë që të mos mundemi të ushqejmë familjet tona. Ka disa muaj që nuk janë bërë pagesat për punën që kemi bërë. Gjendjen edhe më shumë e kanë përkeqësuar deklaratat nebuloze të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska për gjoja shpërdorime nga transportuesit privatë. Janë akuza të ulëta, të pabaza, gënjeshtare dhe tendencioze”, ka deklaruar Kemal Muriq, përfaqësues i transportuesve privatë.

Këto shoqata u kanë kërkuar falje qytetarëve për ndërprerjen e transportit dhe vonesat e shkaktuara, por kanë thënë se grevën dhe bllokimin e rrugëve e shohin si mundësi të fundit për të marrë parat e tyre.

You Might Also Like

Tmerr në Maqedoninë e Veriut: Një burrë vrau babanë e tij me sëpatë në Kërçovë, plagosi rëndë nënën e tij

Analiza e ekspertëve mbi fatin e Evropës: Nëse nuk bashkohet, BE-ja do të dështojë

Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gaza në lutjen e parë

Trump planifikon t’i ofrojë “status të veçantë” Grenlandës: Mbrojtje ushtarake në këmbim të autonomisë së SHBA-së

Rusët sulmuan Kievin, Zelensky iu përgjigj Putinit

Kosova Times November 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: E kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Kosova Times Kosova Times May 16, 2024
Lajçak: Është e nevojshme vazhdimi i dialogut dhe respektimi i marrëveshjes
NOVA: AKS deri në fund të prillit, marrëveshja përfundimtare deri në qershor
Ekipi shqiptar i ndihmës niset drejt Turqisë
Osmani para forcave detare amerikane: Jemi kombi më pro-amerikan në botë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?