Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar çmimet e reja të derivateve të naftës në vend.
Sipas vendimit të publikuar, çmimi i naftës ka pësuar ulje prej tre centësh krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 1.52 euro për litër.
Ndërkohë, benzina do të shitet me 1.43 euro për litër, ndërsa gazi me 0.74 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme gjatë ditës së sotme.


