Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–8°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 24–26°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–6 m/s.
Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:00.

