Monday, June 1, 2026
HomeLajmeKosovëCilat jane arsyet e largimit te shefit të kameramanëve në RTK?

Cilat jane arsyet e largimit te shefit të kameramanëve në RTK?

Agjensia e lajmeve Kosova.info, thekson se menaxhmenti i RTK-së ka marrë vendim për ta larguar nga pozita e shefit të kameramanëve Krenar Statovcin, vëllain e ish deputetes së Vetëvendosjes, Jeta Statovci, e cila tani garon për deputete në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me Vjosa Osmanin.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme atij i është dorëzuar njoftimi për ndërprerjen e ushtrimit të kësaj detyre. Sipas të njëjtave burime, vendimi është arsyetuar me pretendime për ankesa të mëhershme dhe vlerësime të përgjithshme, të cilat konsiderohen të paqëndrueshme dhe të pambështetura në një procedurë të rregullt disiplinore apo vlerësuese.

Burimet brenda RTK-së e shohin këtë veprim si fillimin e një fushate hakmarrëse ndaj familjarëve të zyrtarëve që nuk janë në linjë me pushtetin aktual.

Nëse këto pretendime konfirmohen, rasti ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e vendimmarrjes në transmetuesin publik dhe mbi mundësinë e përdorimit të pozitave menaxheriale për qëllime të ndikimit politik apo personal. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram