Monday, June 1, 2026
HomeLajmeKosovëDisa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e...

Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e pasdites

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, më 2 qershor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet për shkak të realizimit të disa punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit dhe do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 16:00.

Pa ujë do të mbesin zonat: Arbëria, Dardania, Rruga e Tiranës dhe rruga “Driton Hoxha”.

“Ekipet tona do të jenë të angazhuara për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër të mundshme dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt”, njofton KRU.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram