Tuesday, June 2, 2026
HomeLajmeKosovëHyseni: Kosova e përkushtuar për mjedis të qëndrueshëm

Hyseni: Kosova e përkushtuar për mjedis të qëndrueshëm

Zëvendësministri në dertyrë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Driton Hyseni, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar Energjetik në Maqedoninë e Veriut – MEF 2026, ku çështjet e energjisë, mjedisit dhe planifikimit hapësinor ishin në fokus të diskutimeve.

Gjatë panelit ku ishte pjesëmarrës, Hyseni bëri të ditur se u diskutua për sfidat dhe mundësitë që sjell tranzicioni i gjelbër në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar nevojën që rajoni ynë të jetë jo vetëm pjesë e diskutimeve globale për klimën, por edhe pjesë aktive e zgjidhjeve.

“Gjatë diskutimeve u ndalëm te rëndësia e planifikimit hapësinor si linjë e parë e mbrojtjes ndaj krizave mjedisore dhe natyrore. Përvoja dhe mësimet nga procesi i rimëkëmbjes në Hatay të Turqisë dëshmojnë se zhvillimi i qëndrueshëm kërkon respektim të natyrës, mbrojtje të zonave të gjelbra dhe shmangie të ndërtimeve në zonat me rrezikshmëri”, ka shkruar ai në Facebook.

Hyseni  po ashtu prezantoi prioritetet e Kosovës në mbrojtjen e ujërave, përfshirë vendimin për heqjen e barrierave artificiale në lumenjtë e vendit, si një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të rrjedhës natyrore të tyre dhe rehabilitimit të ekosistemeve.

“Në prag të COP31, ritheksuam nevojën që Kosovës t’i mundësohet qasje më e drejtë në financat klimatike dhe hapësirë për të prezantuar prioritetet e saj mjedisore para partnerëve dhe investitorëve ndërkombëtarë”, ka shkruar ai.

Ai theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit, reformimit të planifikimit hapësinor dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdriton.hyseni.315%2Fposts%2Fpfbid02S2rNBZkpvfMqpvLBVPrjn7o24apB8yZXEuePkQLjsc4BxzZFEhry6WAaHkijK3zXl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram