By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me thirrjet për dorëheqje protestohet për vrasjen e shtatzënës 35 vjeçare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Me thirrjet për dorëheqje protestohet për vrasjen e shtatzënës 35 vjeçare
Ballina 1Lajme

Me thirrjet për dorëheqje protestohet për vrasjen e shtatzënës 35 vjeçare

Kosova Times
Last updated: 2022/12/01 at 7:32 PM
Kosova Times Published December 1, 2022
Share
SHARE

Marshi i protestuesve ka ndaluar edhe tek objekti i Qeverisë nën thirrjet se më nuk do të ketë më protesta paqësore derisa brohoritej “Kjo nuk është qeveri për barazi”, “Nuk duam statuse, duam vepra”.

Njëra nga organizatoret e protestës para masës tha se janë mbledhur për të protestuar sepse aktualisht, vajzat  e gratë e Kosovës janë në luftë të vazhdueshme me burrat,  patriarkatin e shtetin.

“Jemi mbledhur këtu për të kundërshtuar faktin se jeta jonë është bërë çdo herë e më e padurueshme nga dhuna, më e pasigurt e më e frikshme.  Kësaj duhet t’i vijë fundi. Dje, ne u bëmë dëshmitar të një vrasje tjetër, edhe një burrë e vrau një grua shtatzënë në oborrin e QKUK. Sokol Haliti ia mori jetën Hamide Magashit e bashkë me të edhe fëmijës së saj të palindur, e kjo vrasje makabre dyta me radhë për më pak se një javë nuk u bë veç nga dora e vrasësit. Hamidja u vra nga Sokoli dhe nga shteti që po i lë gratë pa siguri e pa mbrojtje edhe kur ato marrin guximit që ta kërkojnë atë”, tha ajo derisa kanë përmendur një për një të gjithë emrat e grave e vajzave të vrara deri tash.

Protestohet kundër vrasjes së gruas shtatzënë: ‘Poshtë gjykatat patriarkale’

Qindra protestuesit e mbledhur kanë ndaluar edhe tek Policia e Kosovës, në dyert e së cilit institucion lanë mbishkrimin “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare. I njëjti mbishkrim u vendos edhe tek objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës aty ku ndaloi marshi i protestuesve nën thirrjet “Poshtë gjykatat patriarkale”.

Protesta u thirr pas vrasjes së gruas shtatzënë, Mehide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj tek objekti i Klinikës Gjinekologjike, aty ku e ndjera ishte e shtrirë në pritje të lindjes së fëmijës së parë.

Me thirrjet për dorëheqje protestohet për vrasjen e shtatzënës 35 vjeçare

Me thirrjen për drejtësi për gratë e vrara ka nisur protesta  e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

Marshi i protestuesve nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri tek objekti i Ministrisë së Drejtësisë është përcjellë me thirrje për dorëheqje, derisa pjesëmarrësit mbanin në duar pankartat “Historinë e Kosovës po e shkruajmë me gjak të grave”, “Poshtë patriarkati”, “Drejtësi, jo poezi”, “Burrat vrasin gratë, shteti heshtë”.

Nga Ministria e Drejtësisë, marshi ka vazhduar duke ndaluar tek Prokuroria e Shtetit nën brohoritjet “Prokuroria i ka duart me gjak”, “Gjykata i ka duart me gjak”, “Policia i ka duart me gjak”, “Shteti i ka duart me gjak”.

Qindra protestuesit e mbledhur kanë ndaluar edhe tek Policia e Kosovës, në dyert e së cilit institucion lanë mbishkrimin “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare. I njëjti mbishkrim u vendos edhe tek objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës aty ku ndaloi marshi i protestuesve nën thirrjet “Poshtë gjykatat patriarkale”.

Protesta u thirr pas vrasjes së gruas shtatzënë, Mehide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj tek objekti i Klinikës Gjinekologjike, aty ku e ndjera ishte e shtrirë në pritje të lindjes së fëmijës së parë.

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times December 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prigozhin rikthehet në ‘skenën’ botërore, ja çfarë pritet të ndodhë më 5 gusht

Kosova Times Kosova Times August 2, 2023
Kurti: Për transformimin e stadiumit të Prizrenit mbi 12 milion euro
Netanyahu tha “po”: Ai miratoi të gjitha objektivat që Izraeli duhet të synojë në Iran, pritet një vendim
Kosova vlerëson modelin estonez të shtetndërtimit
Kosova në epërsi, shënon Muriqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?