Thursday, June 4, 2026
HomeLajmeKosovëAktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një këmbësor në Prizren

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një këmbësor në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj D.D., i cili ndodhet në paraburgim që nga 18 marsi 2026, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas aktakuzës, më 18 mars 2026, në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, i pandehuri po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi prej 75 kilometra në orë, në një segment rrugor ku kufizimi i lejuar ishte 40 km/h.

Prokuroria bën të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë një rrethrrotullimi dhe para një shtegu të këmbësorëve, ku i pandehuri, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe të papërshtatshme, nuk ka arritur ta vërejë me kohë këmbësorin me inicialet I.O., i cili po kalonte në vendkalimin për këmbësorë.

Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Raporti i autopsisë ka konstatuar se vdekja erdhi si rezultat i lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti në trafik.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri ka qenë i vetëdijshëm se me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar mund të shkaktonte pasoja të rënda, por ka pranuar mundësinë e ndodhjes së tyre.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram