Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se e ka nisur ditën me vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, ku është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka falënderuar Radoniqin dhe ekipin e KQZ-së për punën e tyre në ciklin e kaluar zgjedhor, si dhe ka takuar ekipin e IT-së, Prokurorin dhe Koordinatorin e Policisë së Kosovës, duke i vlerësuar për angazhimin në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Ka kaq shumë njerëz që punojnë pa u lodhur prapa skenave sot për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe efikas. Tani i mbetet popullit të Kosovës të niset dhe të votojë”, ka shkruar ai.

