Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëPrishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 qershor

Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 qershor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të fillojë më 15 qershor.

Sipas njoftimit, krahas dezinsektimit hapësinor do të realizohet edhe hudhja e larvicideve, me qëllim të kontrollimit të përhapjes së insekteve dhe përmirësimit të kushteve të shëndetit publik.

“Faza e dytë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2026 do të fillojë më 15.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Po ashtu është bërë me dije se se procesi i hudhjes së larvicideve është planifikuar të zhvillohet gjatë dy ditëve, më 15 dhe 16 qershor, duke filluar nga ora 09:00.

Megjithatë, zyrtarët komunalë kanë theksuar se realizimi i aktiviteteve do të varet nga kushtet atmosferike, duke lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në planin e paraparë.

“Aktiviteti është i varur nga kushtet atmosferike, prandaj varësisht prej tyre mund të ketë ndryshime në datat dhe oraret e realizimit të aktiviteteve”, përfundon njoftimi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKryeqytetiPrishtine%2Fposts%2Fpfbid02A7bQJZd8tQoNuBF9uPtmZvjKKp3AYhmbyr2jMfN9bXcMVvVrh3gsGbfBvnGHwe8Cl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram