Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovë"Specializantët e Biokimisë Klinike protestojnë sot para MSH-së

“Specializantët e Biokimisë Klinike protestojnë sot para MSH-së

Një grup i mjekëve specializantë dhe specialistë të Biokimisë Klinike në Kosovë do të mbajnë sot një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kundërshtuar ndryshimet e parapara në Udhëzimin Administrativ 02/2026, të nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë më 20 maj 2026.

Sipas organizatorëve, protesta organizohet si reagim ndaj vendimit që mundëson përfshirjen e farmacistëve në specializimin e Biokimisë Klinike. Ata vlerësojnë se ky ndryshim është bërë pa konsultim të mjaftueshëm me profesionistët dhe institucionet relevante të fushës.

Në njoftimin drejtuar mediave, organizatorët shprehen se ndryshimet e propozuara mund të ndikojnë në standardet akademike dhe profesionale të specializimit, si dhe në cilësinë e shërbimeve laboratorike dhe sigurinë e pacientëve.

Përmes kësaj proteste, ata do të kërkojnë rishqyrtimin e vendimit dhe hapjen e një procesi konsultativ me ekspertët e fushës për çdo ndryshim që prek strukturën dhe përmbajtjen e specializimit në Biokimi Klinike.

Protesta është paralajmëruar të mbahet sot, më 11 qershor 2026, në orën 11:00, para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram