Një burrë 31-vjeçar, i cili ishte sulmuar me thikë nga xhaxhai i tij 51-vjeçar, ka dhënë shpirt këtë mëngjes në Spitalin e Përgjithshëm te Kiosit ne Greqi.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes (11/06) në zonën Ichthyoskala të Kiosit. Dy burrat u grindën për një arsye që ende nuk dihet, duke rezultuar në goditjen me thikë në bark nga 51-vjeçari ndaj 31-vjeçarit.
Viktima u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Autori 51-vjeçar u arrestua menjëherë nga autoritetet policore dhe po mbahet në Departamentin e Policisë së Kiosit.
Me informacion nga ERT

