Friday, June 12, 2026
HomeLajmeXhaxhai me thikë i merr jete nipit 31-vjeçar

Xhaxhai me thikë i merr jete nipit 31-vjeçar

Një burrë 31-vjeçar, i cili ishte sulmuar me thikë nga xhaxhai i tij 51-vjeçar, ka dhënë shpirt këtë mëngjes në Spitalin e Përgjithshëm te Kiosit ne Greqi.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes (11/06) në zonën Ichthyoskala të Kiosit. Dy burrat u grindën për një arsye që ende nuk dihet, duke rezultuar në goditjen me thikë në bark nga 51-vjeçari ndaj 31-vjeçarit.

Viktima u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Autori 51-vjeçar u arrestua menjëherë nga autoritetet policore dhe po mbahet në Departamentin e Policisë së Kiosit.

Me informacion nga ERT

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram