Grant Wall, një gazetar futbolli për një kohë të gjatë që mbulonte Kupën e Botës në vend si reporter për CBS Sports, vdiq teksa raportonte nga ndeshja mes Argjentinës dhe Holandës gjatë gjuajtjes së penalltive. Val ishte vetëm 48 vjeç.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
Informacioni i parë për minutën e fundit është raportuar nga “Associated Press”.
“Gazetarët amerikanë që ishin ulur pranë Valit raportuan se ai u përkul në sediljen e tribunës mediatike në stadiumin ‘Lusail Ajkonik’ gjatë orarit shtesë dhe gazetarët fqinjë thirrën një ambulancë për ta ndihmuar. Punonjësit e urgjencës reaguan shpejt, raportuan gazetarët dhe më vonë u njoftua se ai kishte vdekur”, shkruan kjo media e njohur.
Val njoftoi në Twitter të hënën se ai ishte i sëmurë për 10 ditë, gjë që ai ia atribuoi punës së tepërt dhe mungesës së gjumit të mjaftueshëm ndërsa shihte Kupën e Botës përpara se simptomat e tij të bëheshin aq të rënda saqë iu desh të shkonte në një klinikë mjekësore në Katar.
“Sot shkova në klinikën në qendrën kryesore mediatike dhe më thanë se ndoshta kam bronkit. Më dhanë një dozë antibiotikësh dhe pak shurup për kollën e keqe dhe pasd disa oreve ndihem pak më mirë . Por gjithsesi: Nuk është mirë”, ka shkruar Val.
Ai ka bere edhe testin e koronavirusit i cili doli ngativ.
Ai u bë një fytyrë e njohur kur fillimisht u ndalua nga një ndeshje Uells-SHBA për veshjen e një fanelle LGBT+. Sigurimi e kishte ndaluar duke i kerkuar te ndërroje këmishën pasi ajo nuk lejohej.
Ai luftoi për të drejtat e të diskriminuarve, si popullata LGBT+ në Katar apo emigrantët që humbën jetën. Gazetarët amerikanë tani po i thonë lamtumirë.
“Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të zemëruar nga vdekja tragjike e Grent Wall. Ai ishte një person i sjellshëm dhe i kujdesshëm, pasioni i të cilit për futbollin dhe përkushtimi ndaj gazetarisë ishin të pamatshëm”. Ai ishte një anëtar i rëndësishëm i komunitetit të futbollit për më shumë se dy vjet dhe do t’i mungojë shumë. Ngushëllimet tona shkojnë për gruan e tij Celine, familjen dhe të dashurit e tij”, tha Don Garber.