Wednesday, June 17, 2026
HomeLajmeKosovëKeqpërdorim i dyshuar vote në Leposaviq, Prokuroria nis hetimet

Keqpërdorim i dyshuar vote në Leposaviq, Prokuroria nis hetimet

Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin “Keqpërdorimi i së drejtës së votimit” nga neni 213 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me një fletëvotim të dyshuar të gjetur në kutinë e votimit në Leposaviq.

Sipas Prokurorisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është sekuestruar fletëvotimi për të cilin dyshohet se lidhet me veprën penale “Keqpërdorimi i së drejtës së votimit”.

Po ashtu, bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram