Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovë50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2064 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.

Sipas raportit policor, gjatë periudhës raportuese nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 28 aksidente me persona të lënduar dhe 22 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 2064 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur dispozitat ligjore në trafik.

Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona për vepra të ndryshme penale. Prej tyre, 9 persona janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente, ndërsa katër persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram