Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëHamza takohet me ambasadorin Rudolph, flasin për zhvillimet politike

Hamza takohet me ambasadorin Rudolph, flasin për zhvillimet politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional.

Sipas njoftimit, gjatë takimit Hamza rikonfirmoi përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse dhe për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Hamza e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, si dhe për partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

“Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe për partneritetin ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D1381186077231886%26set%3Da.311352157548622%26type%3D3&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram