Saturday, May 30, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia gjobit 106 shoferë për parkim të parregullt në Prizren

Policia gjobit 106 shoferë për parkim të parregullt në Prizren

Policia ka ndërmarrë një aksion kundër parkimeve të parregullta në qendër të Prizrenit, duke shqiptuar 106 gjoba brenda dy orësh.

Aksioni është zhvilluar më 27 shkurt 2026, në intervalin 10:00–12:00, nga patrullat e Stacioneve Policore të Prizrenit, Prizren-Veri dhe Njësisë për Rregullimin e Komunikacionit Rrugor. Kontrollet janë fokusuar kryesisht në zonën qendrore të qytetit, ku parkimet e parregullta vazhdojnë të paraqesin problem për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara për të garantuar rend dhe siguri në komunikacion, duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e parkimit dhe të kontribuojnë për një qarkullim më të sigurt në qytet.

“Respektimi i rregullave të komunikacionit është çelësi për një qytet më të sigurt dhe më të rregullt. Policia fton të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me sjellje të përgjegjshme në rrugë, sepse vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Prizren më të qetë dhe më të bukur për të gjithë”, thuhet në njoftim. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid0ByKxrkEW5DtymQwkRGXHuBJvgSQeJpL5aZGG9i2gaaMyAvc8cjzDJgafitSYQcWpl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram