Thursday, June 25, 2026
HomeLajmeKosovëFamiljarë, miq e kolegë të RTK-së i dhanë lamtumirën e fundit Robert...

Familjarë, miq e kolegë të RTK-së i dhanë lamtumirën e fundit Robert Bacaj

Familjarë, miq e kolegë të RTK-së ia dhanë lamtumirën e fundit Robert Bacaj me rastin e vdekjes së tij.

Bacaj i tejkalonte përmasat e tij me profesionalizmin dhe kolegialitetin e tij të cilin e kultivoi për çerek shekulli pune e angazhim në RTK-ë. Kolegët e tij e kujtojnë njeri me vepra të cilat do të na lënë në kujtesë përherë.

“Roberti ka qenë profesionist, por ja që vjen momenti qe duhet të ndahemi nga njerëzit më të dashur nga kolegët. Ka qenë një njeri me të cilin ke mujt të bisedosh thjeshtë si me një shok që t’ia tregon hallet e tua,  që nuk ia tregon gjithkujt, i tillë ka qenë Roberti”, tha Xhevdet Svarqa, koleg.

Menaxhmenti i RTK-së nëpërmjet një telegrami të ngushëllimit, ka shprehur pikëllimin për humbjen e kolegut Robert Bacaj.

Në telegram u tha se Robert Baca ishte një profesionist, punëtor i palodhshëm dhe një nga regjisorët më të vlerësuar që Radiotelevizioni i Kosovës ka pasur ndër vite. Me punën dhe kontributin e tij, ai ka lanë gjurmë të pashlyeshme në institucionin tonë dhe në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të thuhet në telegram.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram