Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, sot mori pjesë, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti, në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh Lindje.
“Falënderime për Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, si dhe urime për Kolonel Samuel Sargeant në marrjen e detyrës së re. Partneriteti me NATO-n dhe KFOR-in mbetet thelbësor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe rrugën e saj euroatlantike”, ka shkruar ai në Facebook’.

