Sunday, June 28, 2026
HomepafilterAksident me vdekje në Gjakovë, humb jetën motoçiklisti

Aksident me vdekje në Gjakovë, humb jetën motoçiklisti

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, tha për RTKLive se rreth orës 02:00, në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Mbrëmë rreth orës 02:00, në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Ndërkaq, ndaj drejtuesit të veturës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejshme hetimore”, tha ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram