Sunday, June 28, 2026
HomeGjeopolitikOpinionZero tolerancë për cenuesit e rendit dhe të shtetit

Zero tolerancë për cenuesit e rendit dhe të shtetit

Zejdush Kastrati

Shtylla e një shteti funksional është policia, së bashku me segmentet e tjera të sigurisë dhe të ekzekutivit.
Aty ku nuk ka tolerancë kur rrezikohet rendi dhe siguria e shtetit, kur provokohet opinioni publik dhe policia vepron me profesionalizëm e vendosmëri, dukuri të tilla eliminohen shpejt dhe nuk përsëriten lehtë në të ardhmen.
Mjafton të krahasohen tubimet e mëhershme në Gazimestan. Atëherë dominonin ikonografia provokuese, muzika dhe këngët nacionaliste, si dhe fjalimet me përmbajtje nxitëse e fyese. Mesazhet që përcilleshin ishin të mbushura me urrejtje, mosrespekt ndaj shtetit të Kosovës dhe përbuzje ndaj qytetarëve joserbë. Kjo ditë nuk reflektonte frymë paqeje e mirëkuptimi, por nacionalizëm, tension dhe nënçmim, madje edhe ndaj Policisë së Kosovës, e cila kishte urdhër të toleronte pothuajse çdo gjë.

Sot ishte ndryshe.

Nuk pati ikonografi provokuese, nuk pati retorikë luftënxitëse, nuk pati glorifikim të “Serbisë së Madhe”.
Kjo është Kosova – shtet i të gjithë qytetarëve të saj – por me zero tolerancë ndaj kujtdo që nënçmon ose tenton të përdhosë vlerat demokratike të shtetit që po ndërtojmë.
Respekt të pafund për Policinë e Kosovës. Për mua, ajo mbetet më e mira në rajon.

(E shkruaj këtë si dëshmitar okular i asaj që pashë dhe përjetova.)

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram