Tuesday, June 30, 2026
HomeLajmeBotëKoloneli ukrainas Volodymyr Kononikov u gjet i vdekur

Koloneli ukrainas Volodymyr Kononikov u gjet i vdekur

Komandanti i brigadës së 154-të të mekanizuar të veçantë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, kolonel Volodymyr Kononikov , u gjet i vdekur të dielën, njoftuan autoritetet ushtarake dhe policore ukrainase. Rrethanat e vdekjes së tij nuk dihen ende dhe rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.

“Të dielën, më 28 qershor, komandanti i brigadës së 154-të të mekanizuar të veçantë, kolonel Volodymyr Oleksandrovich Kononikov, u gjet i vdekur. Rrethanat e vdekjes së oficerit janë nën hetim”, thuhet në deklaratë.

Deklarata thekson gjithashtu se Kononnikov ishte “një oficer besnik ndaj Ukrainës dhe ushtrisë, një komandant i përgjegjshëm që kujdesej për njerëzit e tij dhe nevojat e njësisë”.

Policia e rajonit të Zaporizhzhya njoftoi më pas se komandanti i një njësie ushtarake u gjet i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Edhe pse njoftimi për shtyp nuk përmendi emrin e tij, burime ushtarake ukrainase deklarojnë se bëhet fjalë për Kononikov, shkruan Kijev indepedent.

Autoritetet nuk kanë publikuar ende ndonjë informacion shtesë në lidhje me rrethanat e vdekjes apo një motiv të mundshëm. Dihet vetëm se hetuesit kanë hapur një çështje penale sipas nenit 115 të Kodit Penal të Ukrainës, që përfshin vrasjen.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram