Monday, June 29, 2026
HomeLajmeKosovëDy kandidatët e PDK-së për deputetë dorëzojnë ankesë në PZAP

Dy kandidatët e PDK-së për deputetë dorëzojnë ankesë në PZAP

Kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Bekim Haxhiu ka deklaruar se rezultati i publikuar nga KQZ-ja është i pasaktë dhe sipas tij nuk duhet të certifikohet në këtë formë. Ai ka përmendur si argument rinumërimin e një mostre të votave të PDK-së, ku, sipas tij, janë evidentuar gabime në procesin e numërimit fillestar.

Haxhiu ka theksuar se, sipas tij, edhe vetë KQZ-ja ka pranuar ekzistencën e gabimeve në mbledhjet e saj, duke i cilësuar ato si “gabime njerëzore”, por që sipas tij kanë ndikim në rezultatin përfundimtar, veçanërisht në garën për mandate.

Ai ka kërkuar që PZAP të mos lejojë certifikimin e rezultatit aktual dhe të urdhërojë rinumërim për të garantuar saktësinë e votave.

Ndërkohë, kandidati tjetër Qëndrim Kryeziu ka theksuar se ligji, sipas tij, kërkon që çdo votë të numërohet saktë dhe në mënyrë të barabartë, duke shtuar se kërkesa e tyre nuk është e jashtëzakonshme, por e bazuar në të drejtën për një proces të saktë zgjedhor.

Ankesat e mëparshme të këtyre dy kandidatëve për procesin e rinumërimit të votave janë refuzuar nga PZAP dhe Gjykata Supreme.

Tani PZAP ka katër ditë afat për t’iu përgjigjur ankesës së këtyre dy kandidatëve për deputetë. Në rast se ankesa e tyre refuzohet, ata kanë të drejtë ankesë në Gjykatën Supreme, e cila pastaj ka pesë ditë afat për verdiktin e saj. 

Vetëm pas përmbylljes së këtyre procedurave ankimore, atëherë KQZ-së i hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram