Monday, June 29, 2026
HomeLajmeKosovëGucati: Të dielën protestë në Zarë të Kroacisë, kërkohet drejtësi

Gucati: Të dielën protestë në Zarë të Kroacisë, kërkohet drejtësi

Të dielën, më 5 korrik në Zarë të Kroacisë do të mbahet protesta e radhës në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media.

“Do të organizojmë një protestë ditën e diel në Zarë të Kroacisë, në orën 18:00. Protesta është thirrur nga qytetarët dhe është marrë përsipër të organizohet nga Salih Ukaj, Nikollë Prekaj, Pal Palaj dhe Sami Gashi”, ka thënë Gucati.

Sa i përket verdiktit që pritet të jepet nga Dhomat e Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së, ai ka thënë se shpreson në drejtësi.

“Jemi në një proces të punës dhe shpresojmë që me drejtësi dhe korrektësi të merret vendimi. Shpresojmë që puna e bërë nga mbrojtja dhe nga ne të vlerësohet si duhet dhe që vendimi të jetë në favorin tonë”, ka shtuar Gucati.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram