Wednesday, July 1, 2026
HomeLajmeKosovëSfida të shumta për mediat në Kosovë: Financimi, besimi dhe dezinformimi

Sfida të shumta për mediat në Kosovë: Financimi, besimi dhe dezinformimi

Mungesa e qëndrueshmërisë financiare, rënia e besimit të publikut, dezinformimi dhe ndryshimet e shpejta në mjedisin digjital janë disa nga faktorët kryesorë me të cilët ballafaqohen mediat në Kosovë.

Kështu u konkludua në një konferencë me temën ‘Bashkëpunimi Medial në Kosovë: Dialogu, Bashkëpunimi dhe e Ardhmja e Mediave të Pavarura’, në kuadër të projektit për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve dhe organizatave mediatike shqiptare dhe serbe në Kosovë.

Në kuadër të kësaj, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, shteti i të cilit është financues i këtij projekti, tha se lufta ndaj dezinformim mbetet një nga problemet kryesore me të cilat përballen shoqëritë demokratike, duke theksuar se ky fenomen është përhapur në shumë vende të botës.

“Ne, në mënyrë kolektive, po përballemi me një luftë dezinformimi. Kjo nuk është diçka e re, por  është shtuar gjatë dekadës së fundit dhe sot e shohim kudo. E shohim në Kosovë, ku ka shumë shenja të manipulimit të huaj. E shohim edhe në Shqipëri. E shohim në fushatat masive të dezinformimit që lidhen me luftën në Ukrainë. E shohim në kontinentin afrikan dhe në shumë vende të tjera anembanë botës”, tha Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë.

Pjesëmarrësit e tjerë vlerësuan se mungesa e qëndrueshmërisë financiare mbetet një nga kërcënimet më serioze për pavarësinë editoriale të mediave të pavarura.

” Ajo çfarë po ndodhë me këto vështirësi financiare dhe paqëndrueshmëri të mediave është që gazetarë duhet të ndërrojnë shumë shpesh mediat e tyre pikërisht një prej këtyre të mos qëndrueshmërisë financiare dhe nuk mund shumë prej tyre ta krijojnë një karrierë të kenë një stabilitet në kuptim të zhvillimit të karrierës por që do të kuptonte edhe stabilitetin financiar”, Xhemajl Rexha, AGK.

“Mendoj që janë dy aspekte që duhet me i pas parasysh për me qenë i pavarur duhet me qenë në pozitë që me qenë i pavarur financiarisht dhe tjetra është me qenë i pavarur për sa i përket aspektit redaktorial”, tha Besa Luci, Kosovo 2.0

“Dy problemet kryesore janë, siç kanë theksuar shpesh kolegët, financat. Për vite me radhë unë në vend të parë kam vendosur burimet njerëzore, ndërsa tani do të them se burimet njerëzore dhe financat janë po aq të rëndësishme. E di se ky është një problem global dhe se gazetaria është një profesion që po shuhet”, ka thënë Tatjana Lazareviq, Kossev.

Në konferencën e organizuar nga Hibrid.info u theksua gjithashtu se forcimi i gazetarisë profesionale, bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve dhe sigurimi i një qëndrueshmërie financiare afatgjatë janë elemente kyçe për ruajtjen e pavarësisë së mediave dhe rritjen e besimit të publikut.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram