Sunday, July 5, 2026
HomeLajmeKosovëNjë i vdekur, 27 të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku...

Një i vdekur, 27 të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar 57 aksidente trafiku, prej të cilave një aksident me fatalitet, 27 aksidente me persona të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë, në të njëjtën periudhë janë shqiptuar 2,063 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion për shkelje të rregullave të trafikut.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar 11 persona, ndërsa 7 persona janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor dhe asnjë në vuajtje të dënimit.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë në rrugë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram