Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat për disa nga veprat penale më serioze të regjistruara në rajonin e Ferizajt gjatë periudhës janar–qershor 2026, duke i krahasuar ato me të njëjtën periudhë të vitit 2025
Sipas Policisë Rajonale në Ferizaj, gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale, ndërsa rezultatet janë paraqitur në një tabelë krahasuese.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke raportuar çdo rast në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat zyrtarë të Policisë.
Policia ka theksuar se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve do të ruhet në çdo rast.

