Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot (e mërkurë, 08 korrik 2026) do të mbajë mot pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s.
Sipas Institutit, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Reshjet e lehta lokale të parashikuara gjatë ditës pritet të freskojnë shtresën sipërfaqësore të tokës, megjithëse në shumicën e rajoneve nuk do të jenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ujore të bimëve.
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullsisë.

