ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje dhe kryesisht juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet e larta malore në periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 20/30 | Diell re |
| Kukës | 22/33 | Diell re |
| Lezhë | 21/34 | Diell re |
| Dibër | 17/31 | Diell re shi |
| Durrës | 21/34 | Diell |
| Tiranë | 24/35 | Diell |
| Elbasan | 21/36 | Diell re |
| Berat | 20/36 | Diell |
| Vlorë | 22/34 | Diell |
| Korçë | 17/30 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 16/35 | Diell re |
| Sarandë | 22/33 | Diell |

