ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në zonën e veriperëndimit, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 10/20 | Re diell shi |
| Kukës | 6/16 | Re diell shi |
| Lezhë | 11/20 | Re diell shi |
| Dibër | 5/15 | Re diell shi |
| Durrës | 9/21 | Re diell shi |
| Tiranë | 11/21 | Re diell shi |
| Elbasan | 11/20 | Re diell shi |
| Berat | 9/20 | Re diell shi |
| Vlorë | 13/20 | Re diell shi |
| Korçë | 5/15 | Re diell shi |
| Gjirokastër | 11/20 | Re diell shi |
| Sarandë | 14/22 | Re diell shi |

