Friday, July 10, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu dekoron me Medaljen Presidenciale kolonelin amerikan A. J. Berg

Haxhiu dekoron me Medaljen Presidenciale kolonelin amerikan A. J. Berg

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake kolonelin amerikan A. J. Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu bëri të ditur se dekorimi u bë në përfundim të mandatit të Bergut si atashe i Mbrojtjes i SHBA-së në Kosovë.

Ajo e falënderoi kolonelin Berg për angazhimin e tij në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

“Sot pata kënaqësinë ta dekoroj me Medaljen Presidenciale Ushtarake Kolonelin A. J. Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haxhiu.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram